U tha se terroristi nga Tetova u inspirua nga kënga e tij për sulmin në Vjenë, reagon reperi kosovar

Një sulm terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë në fillim të këtij muaji tronditi botën. Sulmuesi ishte 20-vjeçari, Kujtim Fejzullahi nga Tetova.

Marketing

Pas këtij sulmi, në mediet e huaja u tha se ishte kënga “AK 47” e reperit Nushi në bashkëpunim me Beraton e inspiroi terroristin në Austri.

Pas këtyre ka reaguar reperi Nushi, i cili tha se muzika e tij nuk duhet të jetë inspirim për ngjarje të tilla.

“…Duhet me qenë kogja psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme teroriste, kjo është absurde. Pasi që ka javë që mediat europiane po shkruajn për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju!” ka shkruar reperi.

Marketing