Ballina Showbiz U vra sot në atentat, Brilant Martinaj i afërt me Stresin

U vra sot në atentat, Brilant Martinaj i afërt me Stresin

Brilant Martinaj i vrarë sot në atentatin e trefishtë në Fushë Krujë, ishte mik i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi.

Marketing

Në rrjetet sociale është postuar kjo video e Martinajt, i ulur në kolltukun e një salloni estetik, ndërsa me të është edhe Stresi.

Arkimed Lushaj raportohet se ka pasur njohje edhe me viktimën tjetër në atentatin e sotëm, Diklen Vata.

Brilant Martinaj ka në pronësi një restorant në Lagunën e Patokut, ndërsa është përfolur edhe si pjesë e tregut të zi të lojërave të fatit në zonën e Lezhës, Laçit dhe Fushë Krujës. Ai ishte kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, për porositjen e vrasjes së Endrit Dokles.

Edhe në këtë foto të publikuar nga JOQ, Stresi shihet në shoqërinë e Martinajt dhe Vatës.

Marketing
Exit mobile version