Ministria e jashtme amerikane ka publikuar raportin në të cilin thuhet se mediet e afërta ruse, kineze dhe iranian kanë “shpërndarë gënjeshtra dhe kanë mbjell jo harmoninë në botë, duke nxitur interesimin për teori konspirative rreth prejardhjes së virusit Corona, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Autorët e këtij dokumenti thonë se këto vende “kanë forcuar përpjekjet për të mbjell mos-harmoni mes vendeve në botë”.
“Mediet, ruse, kineze edhe iraniane të ndërlidhura me qeveritë e tyre në shumë raste kanë shpërndarë teori konspirative rreth virusit dhe efikasitetit të vaksinë” thuhet në dokument.
Në raport po ashtu thuhet se rastet e shpërndarjes “thërrasin edhe për dhunë ndaj njerëzve me prejardhje aziatike “.
Më herët zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov ika deklaruar se Rusia nuk merr pjesë në fushatën informative kundër vaksinave të jashtme kundër virusit, duke nënvizuar se të gjitha akuzat lidhur me këtë janë absurde.