Udhëtimi në një vend mysliman, që e mahniti solo udhëtaren me motoçikletë

Rosie Gabrielle

Marketing

Të gjithë më thanë se është shumë e rrezikshme të shkosh në Pakistan si një femër e vetme, e lërë më të ngasësh motoçikletë rreth e përreth këtij vendi. Tashmë i kam bërë 1500 km në udhëtimin tim dhe mund të ju tregojë nga dora e parë se si është të udhëtosh në Pakistan si një femër e vetme dhe çfarë kam përjetuar.

Buzëqeshje të panumërta dhe çaste të gëzueshme me njerëzit që i parakalojë edhe kur ata kuptojë se është një femër që po e nget moto biçikletën. Të shumtë janë ata që më ftojnë të qëndrojë në shtëpitë e tyre ku do që ndalojë, familjet gjithnjë më ftojnë që të qëndrojë me ta. Kur ndaloj për çaj apo ushqim të lehtë, shumicën e herëve dikush do e paguaj për mua ose pronari nuk do të më lejojë të paguaj, duke thënë se unë jam mysafir në vendin e tyre dhe duan që të më japin dhuratë. Ushqim, ushqim dhe shumë më shumë ushqim! kudo që shkojë. Më kanë ofruar ushqime shumë të mira për të ngrënë që janë gatuar nëpër shtëpi ose më ofronin ushqime si dhuratë kur kalojë nga rrugët e tyre. Të gjithë duan të më përshëndesin dhe të më pyesin se nga jam. Po ashtu janë kureshtar të dinë se çfarë mendojë për Pakistanin.

Ata duan që unë të di se Islami është Paqe dhe Dashuri, e se unë jam e pranuar ashtu siç jam. Kam marrë shumë dhurata nga njerëz dhe familjet e tyre, aty ku unë kam qëndruar, të cilët më kanë dhënë vëmendje të jashtëzakonshme dhe gatishmërinë e tyre, edhe pse ata nuk kishin shumë për të dhënë, ata donin të siguroheshin që unë jam e lumtur. Dhe ata të jepnin me gjithë zemër. Shumë marrëdhënie e bukur dhe zemra i ka ndier shumë këto momente, gjë që më ka bërë që të bie në dashuri me njerëzit këtu.

Ky është Pakistani. Ky është vendi i Paqes dhe Dashurisë. Dhe kjo është eksperienca ime e pa përjetuar më parë. Si një femër e vetme që udhëton me motoçikletë.

Pakistani e ka vuajtur shumë në vitet e kaluara imazhin e vazhdueshëm negativ që e portretizon media. Qe shumë vite, ata nuk kanë parë turistë. Kështu që ata gëzohen shumë kur shohin të huaj. Jo sepse unë jam dikush i veçantë, por sepse atyre u jep shpresë. Shpresë se Pakistani do të njihet përsëri si një vend i bukur që realisht është dhe zemrat e vërteta të njerëzve që do të shihen. Njerëzit e kanë kategorizuar Pakistanin si të rrezikshëm ose se njerëzit nuk janë të mirë. Dhe unë kam parë se si kjo ndikon tek njerëzit këtu, fillojnë të qajnë dhe u rrjedhin lotët për kësi lloj akuzash. Mua më kanë thyer zemrën nga ajo çfarë thuhet dhe si trajtohen jashtë kufijve, por ajo që kam përjetuar e keni të rrëfyer nga dora e parë, e si më kanë trajtuar mua./KohaIslame.com/

*Rosie Gabrielle është një kanadeze, një solo udhëtuese me motoçikletë. Ajo është e njohur me udhë përshkrimet e saja. Kjo histori e postuar për Pakistanin është lexuar, pëlqyer dhe shpërndarë me mijëra herë në mediat sociale.