Ballina Aktuale UEFA kërkon një ndryshim të madh në futboll

UEFA kërkon një ndryshim të madh në futboll

Goli në transfertë në kupa nuk do të ketë më atë vlerën shtesë që i jepte kualifikimin atij ekipi që kishte shënuar më shumë gola në transfertë nëse rezultati i të dyja ndeshjeve do të ishte i barabartë.

Marketing

Ky është diskutimi që është bërë në Nion mes disa trajnerëve elitë të Europës, në takimin e përvitshëm të forumit “Uefa Elite Club Coaches”.

“Trajnerët mendojnë se të shënosh nuk është më aq e vështirë sa në të kaluarën, e për këtë arsye mendojnë se rregulli duhet rishikuar”, ka deklaruar zv/sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, i cili ka shtuar se do ta bëjnë këtë pasi “Logjika është se futbolli po ndryshon dhe pesha e rrjetave të shënuar jashtë shtëpie nuk ka të njëjtën peshë si vite më parë kur u prezantua rregulli”.

Marketing
Exit mobile version