UEFA përzgjedh golin e sezonit në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zgjedhur sot golin e sezonit në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022/23.

Marketing

Goli i shënuar nga lojtari i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi në ndeshjen mes Paris Sen Zhermen dhe Benfika është votuar më së shumti dhe është rënditur në pozitën e pare. Pra, ish-lojtari i PSZH-së fiton çmimin e golit më të mirë të sezonit.

Në pozitën e dytë është goli i brazilianit, Vinicius Junior, të cilën e shënoi kundër Man. Sitit, kurse i treti është rënditur goli i sulmuesit norvegjez, Erling Haaland të cilën ia shënoi ish-klubit të tij, Borusia Dortmund.

Kujtojmë që titullin në sezonin 2022/23 e fitoi skuadra e Man. Sitit, pasi në finale mposhti Interin.