UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen

Të gjithë në vendin tonë presim me padurim për të mësuar se cilët do të jenë të grumbulluarit e Sylvinhon për Euro 2024. Jemi thuajse 3 javë nga starti i kampionatit europian dhe “ethet” kanë filluar te protagonistët.

Marketing

Për t’i shtuar më shumë ka menduar UEFA, e cila në faqen zyrtare të EURO 2024 ka postuar Jasir Asanin. Pikërisht “mëngjarashi” ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak se trajneri i skuadrës së Gwangju FC e akuzoi se është “mbipeshë”.