Ballina Aktuale UEFA vjen me një dënim të ashpër për Agim Ibraimin! (VIDEO)

UEFA vjen me një dënim të ashpër për Agim Ibraimin! (VIDEO)

UEFA gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur kohëzgjatjen e suspendimit të futbollistit të Shkëndijës, Agim Ibraimi, pasi ky i fundit kishte “sulmuar” arbitrin kryesor Grifit në ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, kundër Dudelanzh.

Marketing

Sipas rregullores së UEFA-s, Ibraimi nuk do të mund të luaj ndeshje ndërkombëtare deri në fund të vitit 2020.

Ibraimi i revoltuar me vendimin e arbitrit kryesor për të ndëshkuar me të kuq Valmir Nafiun, iu vërsul drejt në fytyrë, madje duke diskutuar me Grifit, i cili pasi i tregoi të verdhin, menjëherë ngriti lartë edhe kartonin e kuq, duke i treguar rrugën drejt dhomave të xhveshjes numrit 10-të, të Shkëndijës.

Gëzon fakti se suspendimi i Ibraimit nga ana e UEFA-s, vlen vetëm për ndeshjet ndërkombëtare, ashtu që i njëjti do të mund të ndihmojë skuadrën në ndeshjet kampionale, edhe pse ekzistonte mundësia që futbollisti i Shkëndijës të suspendohej në tërësi nga futbolli për një periudhë të caktuar.
Ndryshe pikërisht Agim Ibraimi në atë ndeshje kishte shënuar golin e barazimit ndaj Dudelanzh (1:1), skuadër kjo që megjithatë vazhdoi garat më tej, kjo për shkak fitores (2:1) në ndeshjen e parë në Shkup.

Marketing
Exit mobile version