Ballina Lajme Maqedoni UEJL, promovohet gjenerata e 19 e absolventëve

UEJL, promovohet gjenerata e 19 e absolventëve

Universiteti i Evropës Juglindore mbajti sot në Tetovë ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së nëntëmbëdhjetë të absolventëve. I pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ndërsa rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti në fjalimin para studentëve të diplomuar tha se përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë përballur si dhe risive që i kanë ofruar në këtë cikël, kanë arritur që të përmbyllin me sukses edhe një vit akademik. Bexheti tha se UEJL ishte ndër universitetet e vetme që më shumë sukses arriti të realizoj studimet madje edhe në kushte të pandemisë me Covid-19.

Marketing
Marketing
Exit mobile version