Ballina Lajme Botë Ukraina: Kemi dëshmi të “gjurmëve ruse” në sulmin në Poloni

Ukraina: Kemi dëshmi të “gjurmëve ruse” në sulmin në Poloni

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se Ukraina është e gatshme t’u japë aleatëve të saj dëshmi të “gjurmëve ruse” në shpërthimin e së martës në Poloni.

Marketing

Pas një takimi urgjent të vendeve anëtare të NATO-s të mërkurën në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.

Por, zyrtari ukrainas, Danilov, tha se Ukraina po pret t’i marrë nga aleatët informacionet në bazë të së cilave u përcaktua se shpërthimi u shkaktua nga një raketë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, duke thënë se dëshiron të bëhet një “studim i përbashkët i incidentit në Poloni”.

“Ukraina dëshiron qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit”, tha Danilov të mërkurën, një ditë pasi dy persona u vranë në një fshat kufitar shkaku i shpërthimit.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha të mërkurën se nuk ka asnjë indikacion që shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka të ngjarë që raketat në Poloni të jenë ukrainase, ndërsa shtoi që Rusia mban përgjegjësi sepse ishte ajo që filloi luftën në Ukrainë.

Exit mobile version