Ukraina nënshkruan marrëveshjen, Rumania ofron mbështetje përpara samitit të NATO-s

Ukraina ka marrë mbështetjen e Rumanisë përpara samitit të NATO-s, i cili pritet të mbahet në korrik. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje me homologun e tij rumun, Klaus Iohannis, ku specifikohet përforcimi i mbështetjes së Bukureshtit për integrimin euroatlantik të Ukrainës.

Marketing

“Ky është një hap i rëndësishëm në prag të Samitit të NATO-s të korrikut në Vilnius”, tha Zelensky.

Udhëheqësit u takuan në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi dhe diskutuan gjithashtu hapat e mëtejshëm në ndihmën e Rumanisë për Ukrainën për të kundërshtuar agresionin rus, raporton CNN.

Zelensky falënderoi Rumaninë për ndihmën e saj në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës. Ukraina kërkon që të bëhet pjesë e NATO-s në samitin e radhës.

Marketing