Ukraina thotë se pajtimi me Rusinë nuk është i mundur “në 100 vjet”

FILE - A Ukrainian soldier helps a wounded comrade on the road in reclaimed territory in the Kharkiv region, Ukraine, on Sept. 12, 2022. Some experts say the yearlong conflict that already has killed tens of thousands and reduced whole cities to smoldering ruins could drag on for many more years. (AP Photo/Kostiantyn Liberov, File)

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se një pajtim midis Moskës dhe Kievit nuk është i mundur në 100 vjet.

Marketing

“Pajtimi, bashkëpunimi – Jo, jo, në njëqind vitet e ardhshme. Rusia duhet së pari të ndryshojë, të demokratizohet, çmilitarizohet dhe denuklearizohet”, tha Denys Shmyhal në një intervistë për të përjavshmen gjermane Focus.

Kur u pyet se si Rusia duhet të çarmatoset, Shmyhal renditi sanksione të mëtejshme, refuzimin për të bashkëpunuar me Rusinë, konfiskimin e aseteve ruse dhe ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën si perspektiva.