Ballina Lajme Botë Ukrainë/ Rusia dërgon trupat rezervë në Sievierodonetsk

Ukrainë/ Rusia dërgon trupat rezervë në Sievierodonetsk

Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk, në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor, që ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës.

Marketing

Lajmi u bë i ditur të shtunën nga guvernatori i rajonit të Luhanskut.

“Sot, nesër ose pasnesër, ata do të nxjerrin të gjitha trupat rezervë që kanë … sepse ka shumë prej tyre tashmë, ata janë në numër të konsiderueshëm“, tha për televizionin kombëtar guvernatori rajonal i Luhansk Serhiy Gaidai.

Ai shtoi se forcat ruse kontrollonin shumicën, por jo të gjithë qytetin e Sievierodonetskut.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas në qytetin në lindje të vendit Novomoskovsk thanë se tre raketa ruse shkatërruan të shtunën një depo karburanti. Sipas tyre tre persona u plagosën dhe ndodhen në spital.

Valentyn Reznichenko, një zyrtar i lartë i administratës rajonale postoi një foto të asaj që ai tha se ishte një zjarr i madh në depon e karburantit. Novomoskovsku shtrihet në verilindje të Dnipros, kryeqytetit rajonal.

Exit mobile version