Ulen çmimet e derivateve në Maqedoni

Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendimin me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2,80% në krahasim me vendimin e datës 05.08.2022.

Marketing

Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: për benzinën me 3,569%, për naftën me 2,117%, për vajin ekstra të lehtë me 2,960% dhe për karburantin me 1,402%.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) janë ulur për 3,50 den/litër.

Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) ulet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/litër.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është ulur për 0,557 den/kg dhe tani do të arrijë në 52,786 den/kg.

Nga data 9 gusht 2022, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzin motori EUROSUPER BS – 95 90.00 (den/litër)

Benzin motorik EUROSUPER BS – 98 92.00 (den/litër)

Karburanti dizel EURODIESEL BS (D-E V) 90.00 (denarë/litër)

Naftë ekstra e lehtë 1 (EL-1) 87.50 (dena/litër)

Mazuti M-1 NS 52,786 (denarë/kilogram)

Marketing