Ballina Biznes Ulet çmimi i derivateve të naftës

Ulet çmimi i derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë, (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,27 % në raport me vendimin e datës 16.5.2024.

Marketing

 

Nga data 21.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 42,629 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,50 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,306 den/kg dhe do të jetë 42,629 den/kg.

Exit mobile version