Ballina Lajme Maqedoni Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në më shumë akse rrugore

Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në më shumë akse rrugore

Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria në akset rrugore Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup, Shkup – Katllanovë – Veles, Veles – Katlanovë – Shkup dhe Tetovë – Gostivar është ulur në 50 metra deri në 100 metra, Tetovë – fshati Gajre deri në 30 metra, Negotinë – Demir Kapi nga 150 deri 220 metra, Kërçovë – Ohër dhe Kërçovë – Makedonski Brod prej 100 deri në 150 metra dhe deri në 100 metra në grykën malore Gjavatë.

Marketing

Siç bëri të ditur NP “Rrugët e Maqedonisë”, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhimisht vende-vende nëpër rrugë të lagështa.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë apel për drejtim të kujdesshëm dhe përshtatjen e shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Informojnë se ekipet e tyre kujdestare vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

Marketing
Exit mobile version