Ulet numri i viktimave nga pandemia në Itali

Italia ka regjistruar 420 viktima nga COVID-19, në harkun kohor të 24 orëve.

Marketing

Kjo shifër paraqet një rënie të vogël krahasuar më një ditë më parë, dhe e çon bilancin në 25 mijë e 969 të vdekur nga pandemia.

Ndërkohë janë regjistruar 3021 raste të reja me COVID-19, për një total prej 192 mijë të infektuarish.

Autoritetet njoftuan se të shtruar në spital janë 22 mijë pacientë, prej të cilëve, 2 mijë në terapi intensive. Por numri i këtyre të fundit është në rënie.

Ndërkohë, sot Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, deklaroi se në veri të vendit dhe në Lombardi, që është rajoni më i prekur nga koronavirusi, pandemia ka nisur në muajin janar ose edhe më herët

Marketing