Ulja e përqindjes së shqiptarëve në administratë, Mexhiti: Atë që e tha Minçev nuk është në përputhje me ligjin

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se që nga vitet e ’90-ta e deri më sot, nuk ka pasur koalicion më stabil qeverisës.

Marketing

Paraprakisht duke folur për mospajtimet me partnerin e koalicioni ZNAM, Mexhiti tha:

“Ajo në koalicionin qeverisës. Ne jemi bashkë por nuk jemi të njëjtë, nuk jemi një. Jemi të ndryshëm. Në disa raste kemi mendime të ndryshme, por kemi kapacitet të bisedojmë, negociojmë, të gjejmë zgjidhje, kompromis dhe të shkojmë para”, tha Mexhiti.

Duke komentuar vendimin e ministri për Administratë nga radhët e ZNAM, Goran Minçev për ndryshim të përqindjes së Balancuesit, me çka ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë nga 29,52% në 24,30%, Mexhiti thotë se kjo nuk është në përputhje me ligjin.

“Mendoj se në lidhje me Balancuesin , ose atë që e tha ministri Minçev, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin. Në ligj thuhet se përfaqësimi adekuat duhet të jetë sipas përfaqësimit adekuat të popullatës, nuk thuhet për rezidente ose jorezidente. Normalisht, iniciativa të tilla do të shkaktojnë përgjigje nga ana jonë, por ne nuk jemi ata që inicojnë një gjë të tillë. Ne jemi të përkushtuar në shtyllat e qeverisë, zhvillim ekonomik, standard jetësor, luftë kundër korrupsionit, eurointegrime, këto janë shtyllat tona. Ne nuk duam të dalim nga kjo platformë. Mendoj se dhe kolegët tanë do ta kuptojnë se duhet të jenë në funksion të kësaj platforme, e jo të politikës ditore”, deklaroi Mexhiti