Ulja e temperaturave nuk do t’i dëmtojë të mbjellat

Reshjet në javët e fundit, si dhe moti i ngrohtë për këtë kohë të vitit do të sjellin një vit të frytshëm në bujqësi. Agro-meteorologët për Alsat kanë deklaruar se këtë pranverë moti është optimal për zhvillimin e kulturave bujqësore. Pas thatësirës në fillim të pranverës, reshjet gjatë periudhës së kaluar e plotësuan lagështinë dhe shpëtuan të korrat që ishin në rrezik. Reshjet që priten gjatë fundjavës do të sjellin më shumë lagështi në tokë, si dhe mbushjen e akumulimeve të ujit që do të nevojiten gjatë verës.

Marketing

Ftohje e lehtë e motit pritet në mes të javës së ardhshme, por sipas agro-metereologut Angelko Angeloski edhe pse priten temperatura me minus, në disa rajone kjo nuk do të ndikojë te frutat.

Sipas të dhënave nga Enti Hidrometeorologjik herën e fundit akull dhe temperatura minus në muajin maj janë regjistruar në vitin 1978, edhe atë me datën 17.

Marketing