Ulje të dukshmërisë dhe mjegull në disa rrugë shtetërore në Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë.

Marketing

Në rrugën Shkup-Veles dhe Strumicë-Novo Sellë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50m deri në 100m.

Intensiteti i qarkullimit në rrugë jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing