Ulliri dhe vaji i ullirit në këndvështrim Islam

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.

Marketing

Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.

Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”

Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)

Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.”

Pejgamberi salAllahu alejhi we selam këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni(ndezje te mushkerive). Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën(epshin) seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës(semundje te lekures).

Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.

Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Marketing