“Unë ty jashtë …..”, Rikja shpërthen keq pasi ky i fundit hoqi rripin e pantallonave

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Rikes dhe Meritonit, aq sa ky i fundit pas debatit ka hequr rripin për të treguar forcë.

Marketing

Rikja pas kësaj ka shpërthyer në lot, teksa përmendi largimin nga shtëpia

Ajo madje ka paralajmëruar Meritonin se ka për ta bërë që të vesh fustan jashtë.

Zanafilla e ngjarjes, ishte debati mes Romeos dhe Rikes, ku kjo e fundit u mërzit sesi Romeo vendosi ta imitonte, ndërkohë banorët nisën menjëherë të komentojnë lidhur me reagimin që Rike pati.

Një prej tyre ishte dhe Meritoni, i cili shprehet se Rike e ekzagjeroi paksa situatën. Pas kësaj një debat nisi mes tij dhe Rikes, ku agravoi dhe përfundoi në tone të larta dhe ofendime.

‘Po çfarë di ti o injorant, çfarë di ti çfarë kompleksesh kam unë se po më acaron. Po e kam me atë çfarë ndërhyn ti? Çfarë halli ke ti, ku të preka ty?’- u shpreh Rike.

Ndërkohë ky i fundit, i acaruar nga sjellja e saj, heq rripin për t’i “demostruar forcën”.

Por sjellja e tij nuk u mbështet nga asnjë nga banorët, ndërsa Rike shpërtheu në të qara, duke thënë se donte të linte shtëpinë e duke kërcënuar se nuk do ta lërë me kaq historinë.

Marketing