Ballina Lajme Botë UNESCO kundërshton praktikat izraelite që synojnë të ndryshojnë strukturën dhe statusin ligjor...

UNESCO kundërshton praktikat izraelite që synojnë të ndryshojnë strukturën dhe statusin ligjor të Kudsit

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), tha se të gjitha praktikat izraelite që synojnë të ndryshojnë strukturën dhe statusin ligjor të Kudsit janë të pavlefshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme jordaneze, Daifallah Al-Fayez, në një deklaratë me shkrim tha se në takimin e zhvilluar nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s u mor një vendim lidhur me zonën e qytetit të vjetër të Kudsit dhe muret e Kudsit. Al-Fayez shtoi se në marrjen e këtij vendimi kanë qenë efektive përpjekjet diplomatike të Jordanisë dhe grupeve arabe dhe islame nën strukturën e UNESCO-s.

Në vendimin e marrë nga UNESCO u theksua edhe njëherë se janë të pavlefshme të gjitha praktikat e Izraelit që synojnë të ndryshojnë strukturën dhe statusin ligjor të Kudsit. Në vendim nga Izraeli kërkohet që të ndalojë shkeljet dhe praktikat e njëanshme dhe të paligjshme kundrejt zonës së qytetit të vjetër të Kudsit dhe mureve dhe ndaj xhamisë Aksa. Po ashtu në vendim u përsërit mbështetja e vendimeve të marra më parë lidhur me Kudsin nga Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë dhe nga organizatat e tjera nën strukturën e tij.

Marketing

Në vendim theksohet se “Në Kuds duhet të dërgohet një mision nga UNESCO për të vëzhguar të gjitha shkeljet e Izraelit i cili sipas ligjit ndërkombëtar ndodhet në pozicionin e fuqisë pushtuese”.

UNESCO, e cila edhe më parë ka marrë vendime që konfirmojnë se Kudsi është një qytet arab dhe islam, në tetor 2016 me 26 vota “pro” dhe 6 vota “kundër” miratoi se “nuk ka ndonjë lidhje mes hebrenjve me Kudsin dhe xhaminë Aksa dhe se këto vende kanë lidhje vetëm mes muslimanëve”.



. .

Exit mobile version