Unioni i nxënëse të shkollave të mesme: Bojkoti i testit të maturës do të vazhdojë

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme mohojnë lajmin e rremë se UNSHM dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë arritur një marrëveshje. Sipas UNSHM-së ky lajm ka synuar të defokusojë publikun nga çështja që ka mbetur e pazgjidhur. dhe bëjnë apel deri tek autoritetet të përballen me argumentet e Unionit dhe t’i pranojnë kërkesat e tyre. UNSHM ka bërë të ditur se nxënësit po përballen me presion.

Marketing

UNSHM

“Arsyeja e kësaj prirjeje për rënie të bojkotit janë presionet dhe kërcënimet nga drejtorët e shkollës dhe mësimdhënësve ndaj nxënësve, respektivisht maturantëve. Ngjarje të tilla shkelin të drejtat e nxënësve, Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e RMV-së. Ne ftojmë nxënësit e shkollave të mesme të raportojnë të gjitha presionet mbi ta, dhe ata do të dokumentohen siç duhet nga ne”

Rikujtojmë se bojkoti ka filluar që nga fillimi i gjysmëvjetorit dytë dhe pritet të vazhdojë edhe të hënën. Ndërkohë, UNSHM i sheh si të arsyeshme kërkesat, dhe nuk do të dorëzohen derisa t’i arrijnë qëllimet.