Unioni i nxënsve të shkollave të mesme: Pezullohet përkohësisht bojkoti

Unioni i nxënësve të skollave të mesme ka vendosur që nga data 6 shkurt e deri më së voni në fund të muajit të pezullojë bokotin e mësimit. Vendimi i tillë vjen si pasojë e takimeve të shumta me grupe parlamentare nga të gjitha partitë politike të cilët kanë mbështetur ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm sa i përket kërkesave për modifikim të maturës shtetërore.
“E gëzojmë mbështetjen e mbi 70 deputetëve në Kuvend dhe njëkohësisht përshkak se më nuk dëshirojmë të humbim kohë duke humbur nga mësimi në do të rikthehemi në mësim dhe në të njejtën kohë do të presim nga Kuvendi, deputetët dhe Kryetari I Kuvendit Xhaferi të thirrë seancë plenare, të diskutohet për ndryshimet në Ligjin për arsim të mesëm ku do të na lejojnë neve si maturant këtë vit te realizojmë maturën shtetërore me vetëm dy lëndë dhe detyrën projektuese të maturës.”, tha Blendi Hodai, Kryetarë I Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.
Hodai është i prerë se mos realizimi i kërkesave të tyre pas muajit shkurt do të kalojë në protesta.
“Nëqoftëse,hipotetikisht thënë që vendoset të bjerë propozim ligji për zvogëlimin e numrit të lëndëve të maturës shtetërore ne do të vazhdojmë me hapa të tjerë më të radikalizuara, pra jo me bojkot por do të kemi protesta, do të marrim tendat dhe do të flemë para MASH përderi sa kërkesat tona do të pranohen.”, tha Hodai.
Maturantët këkrojnë që Ministria e Arsimit dhe Shkëncës të zvgëlojë numrin e lëndëve të maturës shtetërore për këtë vit nga katër në dy lëndë.Mirëpo nga MASH tani për tani nuk i pranojnë kërkesat e unionit dhe vendimi i tyre është që matura shtetërore të përmbajë 4 lëndë.
Marketing