Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë në Listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë regjistruar në Listën e Shangait të universiteteve më të mira në botë.

Marketing

Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2018 të publikuar sot, ndodhen një mijë universitete. Në vendin e parë 16-të vite me radhë është Universiteti Harvard, në vendin e dytë Stenford nga SHBA-ja, ndërsa në vendin e tretë Universiteti britanik Kembrixh, transmeton MIA.

Dhjetë universitetet më të mira pasuese janë MIT, Berkli, Prinston, Oskford, Kolumbia, Kalteç dhe Çikago.

Universiteti Cyrih, i cili është në vendin e 19-të, mbetet i rendituri më i mirë në Evropë, ndërsa Universiteti i Kopenhagës është në vendin e dytë në Evropë, gjegjësisht në vendin e 29-të në Listën e Shangait.

Në vendin e tretë në Evropë është Universiteti i Sorbonës, i cili është në vendin e 36-të në listën e institucioneve të arsimit të lartë të renditura më mirë.

Nga vendet e rajonit, më mirë të renditura janë universitetet në Beograd dhe Athinë, të cilët janë mes vendit 300 dhe 400, ndërsa Universiteti i Lubjanës, “Aristoteli” i Selanikut dhe Universiteti Teknik i Athinës janë pozicionuar mes vendeve 400 dhe 500.
Universiteti në Maribor dhe Universiteti i Zagrebit janë mes vendeve 500 dhe 600. Në Listën e Shangait është i renditur edhe Universiteti i Sofjes mes pozicionit 900 dhe 1000.

Listën e Shangait të cilën çdo vit e publikon universiteti Ciao Tong nga Shangai është një nga listat më me ndikim që i rendit universitetet më të mira në botë.

Kriteret kyçe për renditje të universiteteve, mes tjerash, janë numri i punimeve shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numri i fituesve të Çmimeve Nobel dhe Medalje Filds, të cilët kanë studiuar në universitet apo punojnë aty.