Universiteti i Tetovës ishte bashkorganizator i Konferencës së 17-të vjetore të Akademisë së Sporteve të Malit të Zi, me temë: “Sporti, aktiviteti fizik dhe shëndeti: perspektivat bashkëkohore”, e cila duhej të mbahej në Caftat-Dobrovnik, nga data 2. 4 – 5. 4.2020.
Në pamundësi për t’u zhvilluar në kushte normale, për shkak të pandemisë globale Covid-19, konferenca u organizua online.
Në këtë konferencë morën pjesë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, së bashku me profesorë të Fakultetit të Kulturës Fizike. Rektori i UT-së, Prof.Dr. Vullnet Ameti e prezantoi punimin shkencor me temë: “Ndikimi i aftësive specifike-motorike në karakteristikat antropometrike tek nxënësit 13 vjeçar”.
Krahas rektorit, universiteti ynë u përfaqësua edhe me profesorë të tjerë, të cilët shpalosën temat e tyre, duke filluar nga Prof. Dr. Fadil Mamuti, i cili prezantoi temën: “Ndikimi i globalizmit në arsim dhe dilemat në mes arsimit tradicional dhe bashkëkohor”; Prof. Dr. Fadil Rexhepi, me studimin: “Kinematika në mes dy varianteve të teknikës “Uchi Mata” në xhudo te një sportist elitar”; Prof. Dr. Shpresa Memishi, me temën: “Përllogaritja e lartësisë tek adoleshentët e rrethinës së Pejës në Kosovë, duke shfrytëzuar matjen e duarve, te të dyja gjinitë”; Doc. Dr. Astrit Iseni, me temën: “Ndikimi i programeve stërvitore në zhvillimin e forcës eksplozive te disa aftësi specifike-motorike të nxënësve 14 vjeçar”.
Konferencat e këtilla janë gjithmonë të mirëseardhura, pasi i shërbejnë procesit arsimor-shkencor dhe ndihmojnë në ngritjen e cilësisë nëpërmjet metodologjive të ndryshme bashkëkohore.