Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” Aziz Pollozhani i shoqëruar nga kryetari i Senatit si dhe sekretari i përgjithshëm gjatë takimit me drejtorin e Agjencisë për siguri kombëtare Viktor Dimovski nënshkruan Memorandum që ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes shkëmbimit të mendimeve shkencore, profesionale, aplikative dhe praktikave në fushën profesionale mes dy institucionesh.
Nënshkrimi i këtij dokumenti është nevojë e kohës për të lidhur bashkëpunimin mes dy institucionesh tejet të rëndësishme për vendin tonë. Agjencia dhe Universiteti do të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe do të japin ndihmë dhe përkrahje të ndërsjellë në lëmitë e mësimit praktik për studentët e Universitetit, vëmendje të veçantë do i’u kushton edhe veprimtarive aplikative dhe shkencore hulumtuese po dhe organizimeve të trajnimeve, tryezave të rrumbullakëta, debateve, konferencave dhe formave të tjera të ngjashme që bien në frytshmëri për vendin tonë, dhe jo vetëm.
Memorandumi gjithashtu mundëson shfrytëzimin e kushteve tekniko-profesionale, materialeve, lokaleve si dhe pjesëmarrje në grupe pune për përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, dokumenteve të planifikimit dhe llojeve të tjera të dokumenteve në fushën e sigurisë kombëtare.
Rektori Pollozhani njoftoi nga afër drejtorin Dimovski mbi drejtimet e fakulteteve të UNT-së me theks të veçantë drejtimet që në plan-programin e tyre studimor kanë ngjashmëri me procesin zhvillimor të sigurisë në përgjithësi po dhe asaj kombëtare.