Ballina Aktuale Universiteti Tetovës mori pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Evropian të Universiteteve

Universiteti Tetovës mori pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Evropian të Universiteteve

“Universitetet ndërtojnë një Evropë më të mirë” – ishte tema e konferencës vjetore që u organizua nga Asociacioni Evropian i Universiteteve, anëtar i të cilit është edhe Universiteti i Tetovës.

Marketing

Për shkak të pandemisë globale COVID-19, kjo konferencë e cila ka qenë e planifikuar për t’u mbajtur në Universitetin Teknik të Gdanjskit të Polonisë, u mbajt onlajn. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shefik Shehu, pjesëmarrës në këtë konferencë, theksoi se konferenca është ristrukturuar në disa seminare, ndërkaq Asambleja e Përgjithshme është zhvilluar më 16 prill.

Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe Konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe inovacionin. Përmes ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që të dëgjohet zëri i pavarur i universiteteve evropiane.

Marketing
Exit mobile version