UNSHM paralajmëron bojkot të gjysmëvjetorit të dytë

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në RMV njofton se bashkë me maturantët do ta bojkotojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë që fillon të Enjten më 21 Janar, derisa kërkesat e tyre nuk pranohen nga institucionet arsimore.

Marketing

Nga UNSHM-ja kërkojnë që në maturën shtetërore të ketë provime në dy lëndë, sipas shembullit të Francës, me cka lëndë e parë e detyrueshme të jetë gjuha amtare, kurse lënda e dytë të jetë sipas zgjedhjes së nxënësit varësisht planeve dhe interesave të tij për arsimimin e mëtutjeshëm.

“Gjithashtu, nga MASH-i dhe Qendra Shtetërore e Provimeve, kërkojmë që në muajin Mars të publikojnë dhe të prezantojnë një planprogram se si do të duken orët e shkurtuara mësimore dhe materialet tjera për provimet” – thonë nga UNSHM-ja duke shtuar se kërkesat ishin propozuar në institucionet arsimore gjatë takimit me MASH-in më 9 Dhjetor të vitit të kaluar.

Nga ky union thonë se vendimi për bojkot vjen prej se institucionet arsimore, respektivisht MASH-i dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk ishin të gatshëm të bashkëpunojnë për të pranuar dhe zbatuar me sukses kërkesat e tyre

Marketing