Uragani Idalia, Biden: Stuhia akoma vazhdon të jetë e rrezikshme

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se uragani Idalia është ende shumë i rrezikshëm, duke shtuar se erërat janë 121 kilometra në orë dhe se ndikimet e saj janë vërejtur në juglindje të ShBA-së.

Marketing

Biden thotë gjithashtu se ai foli me të gjithë guvernatorët sot, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

Ai rriti personelin në Florida përpara stuhisë “për të ndihmuar në lëvizjen e njerëzve jashtë zonës së rrezikut”.

Ai shtoi se e ka miratuar një deklaratë të hershme emergjente të kërkuar nga DeSantis për të mobilizuar resurset sa më shumë që të jetë e mundur përpara uraganit.

“Nëse ka ndonjë gjë, çdo gjë që shtetet kanë nevojë për momentin, unë jam gati t’i mobilizoj ato”, tha Biden, shkruan BBC.