Uragani “Milton”, alarm në Florida/ Autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Kjo do të jetë stuhia e shekullit

Autoritetet në Tampa, Florida, po japin një përditësim përpara uraganit “Milton” dhe të gjithë po theksojnë se sa e keqe mund të jetë kjo stuhi.

Marketing

Shefi i policisë Lee Bercaw thotë se ai nuk mund të dërgojë oficerë jashtë në kulmin e stuhisë, kështu që njerëzit duhet të ndjekin evakuimet e detyrueshme.

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, kjo është stuhia e shekullit”, thotë ai.

Shefi i policisë i lutet banorëve të qëndrojnë të qetë, veçanërisht në pikat e karburantit ku mund të ketë pritje të gjata ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga shtegu i stuhisë.

Marketing