Ballina Aktuale Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, thonë ekspertët amerikanë

Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, thonë ekspertët amerikanë

Ekspertët thonë se uragani Sally në Gjirin e Meksikës do të jetë një “prodhues i madh i shiut” që mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara dhe lumenjve të brendshëm.

Marketing

Stuhia e kategorisë së dytë ndodhet rreth 105 kilometra larg nga Alabama, duke arritur erëra deri në 160 kilometra në orë dhe pritet të godasë brigjet e SHBA-së më vonë më 16 shtator, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC).

Guvernatori i Alabamas, Kay Ivey u bëri thirrje banorëve pranë zonave të ulëta të evakuohen nëse lejojnë kushtet.

“Do të jetë një prodhues i madh i shiut”, tha Phil Klotzbach, një shkencëtar hulumtues dhe meteorolog në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Sally parashikohet të prodhojë 25 deri në 50 centimetra shi, duke e bërë të mundshme “përmbytjen historike të rrezikshme për jetën”.

Sally do të jetë stuhia e tetë tropikale që godet Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Marketing
Exit mobile version