Urim nga Xhaferi me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në emrin e tij persona dhe në emër të deputetëve, sot u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.

Marketing

“Ju uroj që ditën e sotme ta kaloni në atmosferë të bukur, të rrethuar me të afërmit e Juaj. Kjo festë shtetërore e cila përmend një pjesë të historisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në synimin e saj shekullor për çlirim dhe pavarësi, le të na kujtojë betejat e përditshme që i bëjmë për ndërtimin e një shteti të fuqishëm dhe të suksesshëm, shtet i cili do u ofrojë të gjithëve jetë më të mirë dhe mundësi të barabarta” shkruan Xhaferi në urimin.
Të nderuar qytetarë – Urime festa!

Marketing