Ursula von der Leyen shprehet optimiste se do të arrihet shumica dhe do të votohen ndryshimet kushtetuese.
“Në takimin dypalësh biseduam për këtë temë të rëndësishme të ndryshimeve kushtetuese. Jam i sigurt se populli i Maqedonisë së Veriut do të arrijë shumicën dhe do të votojë pozitivisht për ndryshimet kushtetuese. Keni arritur shumë, keni qenë të suksesshëm në ecjen përpara dhe jam e sigurt se do të gjeni argumente bindëse që të gjithë të kuptojnë se të gjithë janë të hapur për të kontribuar që vendi të ecë përpara. U bëj thirrje të gjithë politikanëve që të realizojnë ëndrrën e të rinjve që duan të jenë pjesë e BE-së”, tha Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Kryeministri Kovaçevski bëri të ditur se vendi ka ndërmarrë hapa vendimtarë në rrugën drejt BE-së, sipas tij janë marrë vendime të vështira dhe të guximshme. Kovaçevski i bëri thirrje opozitës që të bashkohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Nuk ishte e lehtë, por dikush duhej t’i merrte ato vendime, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se e ardhmja e fëmijëve tanë. Është gjëja më patriotike që mund të bëjë dikush. Arritja e këtij statusi nuk ishte aspak e lehtë. Koncepti i zgjedhur për të vepruar si maqedonas me kokën lart ishte çështje guximi, detyrim për të mos menduar vetëm për veten, për të menduar për të gjithë, përveç vetes. Duke u ulur në tavolinë në Bruksel me të gjitha vendet e mëdha, e kuptova se i përkasim Bashkimit Evropian. Dhe nuk ka alternativë. Nuk do të jetë e lehtë në atë rrugë, do të ketë pengesa dhe sfida dhe të gjithë duhet të përballemi me të”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Vizita e Von der Leyen në Maqedoninë e Veriut parapriu me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të zbatuara nga ana e Agjencisë për roje kufitare dhe bregdetare ForontexKjo, siç tha Kovaçevski, është marrëveshja e parë zyrtare e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së që përfshin një gjuhë të pastër maqedonase, së bashku me të gjitha gjuhët e tjera në Union.