Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Coumo, ka dhënë dritën e gjelbër për të pritur US Open.
Sipas njoftimeve të bëra, turneu i njohur i tenistit, US Open, duhet të fillojë më 31 gusht.
“Us Open do të mbahet në Queens, Nju Jork, pa tifozë prej 31 gushtit deri më 13 shtator”, ka shkruar Coumo.
“USTA do të marrë masa të rrepta për të mbrojtur lojtarët, stafin, përfshirë testimin e gjerë, pastrimin shtesë, hapësirën shtesë të zhveshtoreve, akomodimin dhe transportin e dizajnuar posaçërisht”.
Kujtojmë se shkaku i COVID-19 shumë evente sportive janë shtyrë, duke përfshirë edhe ato në botën e tenisit.