Ushqimet “me fat” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e natës së Vitit të Ri

Traditat në vende të ndryshme të botës, thonë se ka disa ushqime që duhet të jenë pjesë e darkës së ndërrimit të viteve, pasi janë simbol i fatit të mire. Përveç sallatës ruse, gjelit të pjekur, përsheshit apo bakllavasë, tryezës suaj nuk duhet t’i mungojnë frutat e thata. Kjo është një traditë fatsjellëse sidomos në Francë ku në natën e ndërrimit të viteve, duhen konsumuar 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

Marketing

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Pjata me thjerrëza përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane madje kjo traditë daton që në kohën e romakëve.

Rrushi – Mos harroni të konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatë. Sapo ora shënon 12:00, spanjollët hanë 12 kokrra rrushi, traditë kjo që daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Mishi i derrit për shumë kultura simbolizon begatinë për madhësinë dhe rrumbullakësinë e tij. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit që simbolizon progresin. Kinezët e lidhin derrin me fatin e mirë dhe thonë së nëse e konsumoni, keni më shumë shanse për t’u bërë të pasur.

Shega – Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Speci djegës – Për pjesën më të madhe të popujve, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Spinaqi dhe lakrat jeshile – Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, pasi gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit.

Keku në formë unaze – Ëmbëlsira jonë tradicionale është bakllavaja, por mund të bëni edhe një kek në formë unaze. Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin perfekt”.

Kulaçi me lekë – Natën e vitit të ri mirë është të fshihni një monedhë në kulaç. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq një dhëmb të thyer. Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë dhe përdoret shumë edhe në vendin tonë.

Marketing