Ballina Shëndet & Style Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme

Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme

Kjo pikërisht është arsyeja pse është e rëndësishme tani më shumë se kurrë, që ta marrim ushqimin që e konsumojmë seriozisht në mënyrë që të kemi një plakje sa më të lehtë dhe të shëndetshme.

“Shumica e sëmundjeve tek njerëzit e moshuar vijnë si pasojë e kequshqyerjes”, kjo sipas OBSH-së. Kjo do të thotë që për të menaxhuar ndryshimet në trupin tonë me kalimin e kohës, është shumë e rëndësishme që të kontrollojmë ushqimin, të cilin e hamë.

Marketing

Kështu, Green Planet, një revistë e shëndetit ka treguar disa nga metodat më të mira të ushqyerjes për njerëzit në moshë:

Marrja e ushqyesve- për të qëndruar sa më të shëndetshëm kur të plakemi, është thelbësore t’i merrni të gjitha lëndët e duhura ushqyese, duke filluar nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Marrja e këtyre përbërësve ushqimorë ndihmon në mbarvajtjen e funksioneve të organeve tona.

Më poshtë janë disa nga përbërësit kryesorë, të cilët duhet t’i marrim përmes ushqimeve, që i konsumojmë çdo ditë:

Acidet yndyrore omega– Omega-3 dhe acidet e tjera yndyrore janë të lidhura ngushtë më shëndetin e zemrës, trurit dhe kockave. Për më tepër këto lloj acidesh ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së degjenerimit makular, sëmundje kjo që çon në humbjen e shikimit. Sipas ekspertëve këto acide nuk prodhohen në trupin e njeriut, prandaj duhet të merren përmes ushqimeve siç janë: avokado, vaji i ulirit, peshku dhe salmoni.

Kalciumi– i njohur për ndërtimin e eshtrave të fortë, kalciumi ndihmon në mbajtjen e nervave dhe muskujve duke punuar dhe luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Në fakt, në bazë të studimeve rezulton që sasia e kalciumit që e marrim në fëmijëri dhe adoleshëncë na mbron nga humbja dhe dobësimi i eshtrave. Kalciumi gjendet në qumësht, sojë, bajame, brokoli dhe fik.

Hekuri– një mineral që gjendet në të gjitha gjallesat, përfshirë bimët dhe kafshët. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i homoglobinës, që është pjesë e qelizave të kuqe që bart oksgjenin nga mushkëritë në gjak. Kur dikush vuan nga mungesa e hekurit, sasia e hemoglobinës në gjak zvogëlohet, prandaj edhe organet nuk marrin oksigjenin e majftueshëm dhe e humbin funksionin. Sasinë e mjaftueshme të hekurit mund ta merrni nga arrat, kungulli, fasulet, mishi dhe frutat.

Vitamina D– e njohur si “vitamina e diellit”, kjo viaminë është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe për të ruajtur kockat e forta, veçanërisht për të moshuarit. Kjo vitaminë ka efekt edhe në funksionin sa më të mirë të nervave dhe receptorëve nervorë. Zakonisht kjo vitaminë krijohet në organizëm, kur i ekspozohemi diellit, por mund ta marrim edhe përmes tërshërës, sojes dhe qumështit të bajames.

Vitamina B12– kjo lloj vitamine gjendet në produktet e mishitë të freskët, por edhe në qumësht dhe drithëra.

Marketing
Exit mobile version