Një sulm bërthamor rus kundër Ukrainës do të shkaktonte “një përgjigje kaq të fuqishme” nga Perëndimi, sa që ushtria ruse do të “asgjësohej”, tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së.
Komentet e tij vijnë si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin.
Pas nënshkrimit të një dekreti të pjesshëm mobilizimi, Putin paralajmëroi NATO-n se vendi i tij kishte “mjete të ndryshme shkatërrimi” në dispozicion për të mbrojtur “integritetin e saj territorial”.
“Nuk është një bllof”, pati thënë Putin.
Në deklaratat e së enjtes, Borrell iu përgjigj drejtpërdrejt kërcënimeve të liderit rus.
“Ekziston kërcënimi bërthamor dhe Putini thotë se nuk po bën bllof. Epo, ai nuk mund të përballojë bllofin”, tha Borrell gjatë një aktiviteti të Akademisë Diplomatike Evropiane në Bruges.
“Duhet të bëhet e qartë se as njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare si dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk po bëjnë bllof”.
“Dhe çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje – jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga pala ushtarake – sa që ushtria ruse do të asgjësohet dhe Putini nuk duhet të bëjë bllof”, tha ai.