Ushtria ruse merr kontrollin e fabrikës Azovstal në Mariupol

Ushtria ruse thotë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është “çliruar plotësisht”, me dorëzimin e mbrojtësve të fundit ukrainas.

Marketing

Grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov, një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, raporton agjencia e lajmeve RIA.

“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”,-tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 “neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut “ulën armët dhe u dorëzuan”.

“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”,-tha ai.

Marketing