Ballina Lajme Botë Ushtria ruse shkatërron një rafineri nafte të Ukrainës

Ushtria ruse shkatërron një rafineri nafte të Ukrainës

Forcat e ushtrisë ruse sulmuan me raketa në një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj prodhuese dhe rezervat e karburantit që ndodheshin aty.

Marketing

Ky sulm erdhi pasi Ukraina deklaroi se forcat e saj kanë rimorën kontrollin e disa fshatrave nga trupat ruse në veri dhe veri-lindje të Kharkiv, duke i shtyrë ato drejt kufirit.

Ushtria ruse qëlloi fuqishëm në qytetin Dergachiv në rajon, ku ishte vendosur një seli humanitare, ku për pasojë 2 persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën.Një raketë ruse goditi gjithashtu territorin e aeroportit të Kharkiv, dhe granatimet u kryen në rajonin Saltivka, duke plagosur tre persona, tha guvernatori Oleg Sinegubov

 

Marketing
Exit mobile version