Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare lirohet nga detyra e ambasadores shqiptare në OKB

Besiana Kadare, Vajza e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në New York.

Marketing

Presidenca njofton se Besiana Kadare është propozuar tashmë si ambasadore pranë UNESCO, ndërsa ambasadori ynë aktual në UNESCO, Ferit Hoxha do të zëvendësojë Kadare në OKB.

Meta firmosi lirimin nga detyra të disa ambasadorëve të tjerë. Arian Spasse është liruar nga detyra e ambasadorit në Hungari, ndërsa Albana Dautllari është liruar nga detyra e ambasadorit në Strasburg.

Marketing