Vajza me mbulesë që u bë pjesë e spektaklit të modës në Shqipëri

Janë të rralla rastet kur vajzat me mbulesë islame i futen botës së modës e sidomos në vendin tonë ka ndodhur rrallë, për mos të thënë asnjëherë deri më tani, që një vajzë me mbulesë t’i futet botës së modës.

Marketing

Por këtë traditë e ka ndryshuar vajza me emrin Fatime, e cila është një nga konkurentet e spektaklit ‘’Style star show’, shkruan Afterparty.al

Me hyrjen e saj në spektakël Fatime mori vëmendje të madhe përshkak të mbulesës së saj, e cila duket të mos jetë aspak pengesë që të garojë krah vajzave të tjera.

Fatima tashmë është shndërruar në një nga vajzat inspiruese jo vetëm për ato me mbulesë por të gjitha që pëlqejnë stilin, duke u paraqitur çdo javë me stile dhe kombinime mahnitëse.

Deri më tani ajo ka marrë edhe pëlqimin e jurisë, të cilët me pikët maksimale për të e shpallen edhe fituese të një nga puntatave të spektaklit.