Ballina Lajme Maqedoni Vaksina anticovid, interesimi për vaksinim çdo ditë po zvoglohet

Vaksina anticovid, interesimi për vaksinim çdo ditë po zvoglohet

Interesimi për tu vaksinuar vazhdon të bjerë, vetëm 745 persona dje kanë marë dozën e parë të vaksinës ndërsa 1.999 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë dhe 54 persona kanë pranuar dozën e tretë. 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë situata me Covid 19 në Tetovë po shkon drejt stabilizimit.

Marketing

Në tre javët e fundit numri i të infektuarëve ka rënë ndjeshëm dhe situatë e ngjajshme është edhe në 24 orët e fundit ku nuk është shënuar asnjë viktimë. Autoritetet e Spitalit thanë se janë 5 pacientë të hospitalizuar po aq me oksigjeno-terapi. Asnjë pacient nuk është i infektuar që ka marrë një dozë të vaksinës dhe dy janë me nga dy doza. Asnjë pacient nuk është në respirator ndërsa ambulantë ditore janë 13 pacientë. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 793.987, ndërkaq janë rivaksinuar 745.415 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 625 qytetarë. Në vend janë aplikuar 1.5 doza vaksinash.

Marketing
Exit mobile version