Vaksina, çfarë i propozoi Osmani ministrit Filipçe

Duke folur për përvojën e tij si Ministër i Shëndetësisë në kohën e gripit të derrave, zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se një prej probleme kryesore kur ka dalë vaksina ka qenë se kush do ta blejë atë. Andaj tregoi se çfarë i ka propozuar Ministrit aktual të Shëndetësisë Venko Filipçe, që Maqedonia e Veriut të mund sa më shpejt të blejë vaksina.

Marketing

“Sasitë janë të kufizuara. Shtete e mëdha nuk kursejnë mjete për të blerë dhe ju si shtet i vogël e keni shumë të vështirë të arrini në radhë për të blerë. I kam rekomanduar edhe Ministrit të Shëndetësisë që punën e parë që duhet të bëjmë është që të lidhemi me shtetet e mëdha, që në momentin kur të del vaksina, të mundemi të blejmë bashkë” tha Osmani në ClickPlus në Televizionin 21.

 

Bujar Osmani në #ClickPlus:Kam eksperiencën si ministër i shëndetësisë, shpesh e këshilloj ministrin aktual

Publiée par TV21 sur Lundi 6 avril 2020