Valmira nuk sheh nga mosha 13 vjeçare, magjistron në Universitetin e Tetovës: Nëna Lexonte, unë mësoja (VIDEO)

Valmira Berisha nga Prizreni, e ka pasur të vështirë të lexojë për shkak se asaj i është dobësuar shiqimi qysh në moshën 13 vjeçare.

Marketing

Ëndrrën për t’u shkolluar ia mundësoi nëna e saj që lexonte derisa Valmira e regjistronte zërin e saj në diktafon.

Me ndihmën e nënës ajo ka arritur të magjistrojë shkencat juridike në Universitetin e Tetovës, kurse sfida e ardhshme është doktoratura.