Valverde në telashe, Barca me shumë mungesa për ndeshjen kundër Dortmund

Telashet për Ernesto Valverde nuk kanë të ndalur.
Sikur të mos mjaftojnë kritikat e shumta të tifozëve, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde tashmë po përballet edhe me mungesa në skuadër.

Marketing

Ndeshja kundër Borussia Dortmund, në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të jetë me një rëndësi të madhe, e në këtë ndeshje Valverde do ta ketë të gjymtuar repartin defensivë.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca nuk mund të llogarisë në shërbimet e Jordi Alba e Nelson Semedo që janë të lënduar, si dhe Gerard Pique që është i suspenduar, transmeton lajmi.net.
Në pikëpyetje mbetet edhe Clement Lenglet i cili u dëmtua në grumbullimin me kombëtaren e Francës.

Mbetet të shihet se si do të veprojë Valverde me gjithë këto mungesa dhe cilat do të jenë rotacionet e tij për ndeshjen kundër skuadrës gjermane.