Ballina Aktuale Van Dijk flet pasi dështoi të fitojë çmimin ‘The Best’

Van Dijk flet pasi dështoi të fitojë çmimin ‘The Best’

Ylli i Liverpool, Virgil van Dijk insistoi se ai nuk mund të krahasohet me Lionel Messin, duke hedhur poshtë çdo pretendim që ai ishte i zhgënjyer pasi fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA.

Marketing

Van Dijk përfundoi i dyti pas superyllit të Barcelonës Messi për çmimin e së hënës, me sulmuesin e Juventus dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo që zuri vendin e tretë.

Mbrojtësi holandez hyri në këtë listë pasi Liverpool triumfoi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe pati një sezon të shkëlqyer personal.

“Njerëzit që votojnë morën një vendim dhe ju duhet ta pranoni atë”, u tha Van Dijk gazetarëve.

“Ky është rasti dhe si lojtarë nuk mund të krahasosh mua dhe Messin sepse është krejtësisht ndryshe”.

“Jam shumë krenar që jam këtu”, potencoi ai.

Marketing
Exit mobile version