Vangellovski i shkarkuar, ka tetë ditë afat për ankesë

Jovo Vangellovski, kryetari i deritanishëm i Gjykatës Supreme, të cilin e shkarkoi Këshilli i Prokurorëve Publikë, ka tetë ditë afat që të ankohet për shkarkimin nga pozicioni.
Ankesën Vangellovski duhet të dorëzojë deri te Këshilli i Gjykatësve, ku anëtarë janë nëntë gjykatës.

Marketing

Tre gjykatës do të zgjidhen nga Gjykata Supreme, dy nga gjykata ku i punësuar ka qenë Vangellovski, gjegjësisht nga Gjykata Supreme dhe nga një gjykatës do të zgjidhet me short nga gjithsej katër rajonet e vendit, Shkupi, Manastiri, Shtipi dhe Gostivari, ku edhe bëjnë pjesë disa nga gjykatat themelore.

Këshilli i Prokurorëve Publikë pas ankesës mundet të konstatojë apo shfuqizojë vendimin e shkarkimit të tij.
Shkarkimi i Vangellovskit erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë joprofesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit, Sead Koçan, në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.
Kërkesa për shkarkimin e Vangellovskit ishte parashtruar para dy viteve nga Organizata joqeveritare “Thjerrëza e gjelbër”.

Marketing