Vankovska: Opinioni nuk e kuptoi fjalën “ironi”, tani po më kërcënojnë

Profesoresha Biljana Vankovska, e cila ironizoi me aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, thekson se nuk ka bërë lidhje të padëshiruar mes masakrës së vitin 2001 në Karpallak dhe aksidentit të autobusit në fshatin Llaskarcë para disa ditëve.

Marketing

Në një deklaratë për “Makfaks” ajo tha se e vetmja gjë që i lidh dy ngjarjet janë vdekjet e njerëzve të etnive të ndryshme.

Ajo tha se pasi e publikoi statusin pas aksidentin: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak!, kërcënime ka marrë edhe vajza e saj.

Vankovska konsideron se nuk duhet të kërkojë falje, përveç nëse anëtarët e familjeve të viktimave statusin e saj e kanë kuptuar si sulm ndaj tyre.

Ajo mendon se gabimi i saj ka qenë përdorimi i fjalës “ironi”, për të cilën thekson se në opinion nuk është kuptuar.